• Open Daily: 10am - 10pm
    Alley-side Pickup: 10am - 7pm

    3038 Hennepin Ave Minneapolis, MN
    612-822-4611

Open Daily: 10am - 10pm | Alley-side Pickup: 10am - 7pm
3038 Hennepin Ave Minneapolis, MN
612-822-4611
Himni Kombëtar: Studim

Himni Kombëtar: Studim

Paperback

General Art

Currently unavailable to order

ISBN10: 1499253206
ISBN13: 9781499253207
Publisher: Createspace
Published: Apr 12 2014
Pages: 272
Weight: 0.89
Height: 0.61 Width: 5.98 Depth: 9.02
Language: Albanian
Autori prof.Vasil S. TOLE (Lindur me 1963) Diplomuar për kompozicion në Fakultetin e Muzikës, pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë, më 1987. Pas tri vitesh pune si udhëheqës artistik pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetim e tij të lindjes, Përmet, më 1991, emërohet pedagog i Folklorit muzikor shqiptar në Fakultetin e Muzikës, pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë, më pas edhe pedagog i kompozicionit. Po këtu, më 1994, mbron tezën e doktoraturës në fushën e etnomuzikologjisë me studimin Struktura dhe semantika në muzikën popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut. Në vitet 1994-95 kryen studime pasuniversitare për kompozicion pranë Folkwang Hochschule, Essen-Gjermani, në klasën e Prof. Wolfgang Hufschmidit dhe, më 1996, kryen studime të pasdoktoraturës në Departamentin e muzikologjisë pranë Universitetit të Athinës, Greqi. Më 2000 fiton titullin shkencor të Profesorit të asociuar, dhe në vitin 2004 atë të Profesorit -o-----0- Himni i Flamurit, i përgatitur nga një ndër profesionistët më serioze të sektorit, jo vetëm paraqet në vetvete një studim me vlerë dyfishe: historike dhe muzikore - studim ky që buron nga një erudicion i mprehtë në lidhje me objektin, por edhe na shfaqet si botim i një rëndësie të veçantë, pikërisht në kohën tonë, kur një grup intelektualësh prej çdo kohësh po punon i ndërgjegjësuar duke dashur të rivlerësojë atë sektor të trashëgimisë sonë që rëndom ka filluar të quhet Trashëgimi Jomateriale. Kjo veprimtari, jo gjithnjë e kuptuar drejt, madje deri para do kohësh e parë edhe me siklet nga kush e ka konsideruar trashëgiminë vetëm si monument arkitekturor apo objekt muzeor etnologjik - ngjan se është dhe një ndër sfidat e ardhshme të politikave kulturore në Shqipëri. Në Shqipëri, nuk është shkruar kurrnjëherë ndonjë vepër e veçantë, mbi këtë vjershë të vockël, e cila, e shoqëruar me muzikë, krijon emocione të tilla që në rrethana të caktuara kanë sugjestionuar mendjen dhe kurmin e mijëra njerëzve, duke i formësuar ata në një identitet të përbashkët patriotik, falë një procesi të fortë sublimimi. Deri edhe dobësitë normale njerëzore, për efekt të Himnit, shndërrohen në një trajtë madhështie hyjnore nëpërmjet frymëzimit dhe ekzaltimit të mendimit dhe ndjenjave më intime e më të thella. Zanafilla e himnit nuk është gjë tjetër veçse një lutje në vargje, shoqëruar nga muzika, e cila, me tepër se një suplic, përbën prirjen për t'i thurur lavde hyut e për t'i dhënë zë besimit dhe entuziazmit mistik të njeriut.

Also in

General Art